Grupi i tifozëve të Kosovës me këngë zyrtare për ndeshjet kualifikuese

  • 05 September 2019 - 14:23
Grupi i tifozëve të Kosovës me këngë zyrtare për ndeshjet kualifikuese

Grupi i tifozëve i Kosovës “Dardanët” do ta publikojë sonte video-klipin e këngës së tyre zyrtare për ndeshjet kualifikuese të Kombëtares së Kosovës për Kampionatin Evropian 2020.

“Dardanët” njoftojnë se, klipin e këngës së punuar në bashkëpunim me artistë vendorë, do ta publikojë sonte në orën 19:00, dy ditë para ndeshjes së Kosovës kundër Republikës së Çekisë.

Grupi kryesor i tifozëve të Kosovës e publikon video-klipin e këngës së tyre zyrtare në mbështetje të Kombëtares verdhekaltër në momentet e saj më vendimtare në fushatën kualifikuese për Euro 2020.

Kjo për shkak se Kosova e pret Republikën e Çekisë në Prishtinën të shtunën më 7 shtator, në një duel të drejtpërdrejt për vendin e dytë – të fundit që siguron biletën për Euro 2020 nga Grupi A.

Kosova – e cila përballet me pesë mungesa shumë të mëdha, si Arbër Zeneli, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala dhe Benjamin Kololli – qëndron vetëm një pikë mbrapa Çekisë, e cila mban pozitën e dytë më 6 pikë, aq sa ka edhe liderja Anglia. Çekët, megjithatë, ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se gjiganti dardan.

Kombëtarja verdhekaltër do të udhëtojë drejt Southmaptonit për t’u përballur me Anglinë në St Mary’s Stadium, në një duel tjetër tejet të vështirë. 

(Kosova Sot Online)