Juve ofroi 100 milionë euro plus Dybalan, por u refuzua nga PSG-ja

  • 05 September 2019 - 15:50
Juve ofroi 100 milionë euro plus Dybalan, por u refuzua nga PSG-ja

Paris Saint-Germaini e ka refuzuar një ofertë të bujshme nga Juventusi, 100 milionë euro plus sulmuesin argjentinas, Paulo Dybala.

Gjatë verës pati thashetheme se Juve ishte në mesin e klubeve të interesuara për Neymarin, pasi ky i fundit e bëri të qartë dëshirën për t’u larguar nga PSG-ja.

Edhe pse braziliani mbeti në Paris, eksperti i BBC Sport, Guillem Balague, pohon se kampioni italian ishte i gatshëm ta jepte Dybalan dhe 100 milionë euro për Neymarin.

Dybala, në anën tjetër, ishte pranë kalimit në Manchester United apo Tottenham, por bisedimet me këto klube dështuan për shkak të mos marrëveshjeve për kushtet personale.

Megjithatë, Balague shkruan se kampioni i Ligë 1 e hodhi poshtë ofertën e Juves.

27-vjeçari do të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll të paktën deri në janar, pasi kalimi i tij i mundshëm në Barcelonë apo Real Madrid dështoi, po ashtu.

(Kosova Sot Online)