ZYRTARE: Superkupa e Kosovës në Rahovec

  • 05 September 2019 - 16:07
ZYRTARE: Superkupa e Kosovës në Rahovec

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) sot ka marrë vendim që Superkupa e Kosovës në të dyja konkurrencat të organizohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec më 24 Shtator.

“Federata e Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me KB Rahoveci do t’i bëjnë të gjitha përgatitjet e duhura në mënyrë që këto ndeshje të organizohen në atmosferë festive dhe që edicioni i ri në basketboll të fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme”, njofton shtëpia e basketbollit kosovar.

Superkupa e Kosovës në konkurrencën e meshkujve do të zhvillohet në mes KB KB Prishtinës dhe KB Rahovecit, kurse ajo në konkurrencën e femrave ndërmjet KB Prishtinës dhe KB Bashkimit.

Për orarin e zhvillimit të ndeshjeve, Federata e Basketbollit të Kosovës dhe KB Rahoveci do të njoftojnë opinionin në javën e ardhshme.

(Kosova Sot Online)