Kosovë – Çeki, caktohen gjyqtarët e ndeshjes

  • 05 September 2019 - 16:19
Kosovë – Çeki, caktohen gjyqtarët e ndeshjes

UEFA i ka caktuar sot gjyqtarët e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020. Danny Makkelie do ta drejtojë ndeshjen e 7 shtatorit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

UEFA i ka zbuluar sot referët të cilët do ta drejtojnë ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Me këtë rast, holandezi Danny Makkelie do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen e 7 shtatorit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Makkelie do ta drejtojë ndeshjen i asistuar nga anësorët, Mario Diks e Hessel Steegstra.

Kevin Blom është caktuar të jetë referi i katërt.

Kosova gjendet në pozitën e tretë në Grupin A me 5 pikë nga 3 ndeshje, kurse Anglia dhe Republika Çeke prijnë me nga 6 pikë.

Pas Çekisë, Kosova do të luajë më 10 shtator kundër Anglisë në udhëtim. 

(Kosova Sot Online)