Kuqezinjtë mbërrijnë në Francë

  • 05 September 2019 - 16:31
Kuqezinjtë mbërrijnë në Francë

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Francë, në prag të ndeshjes eliminatore të Euro 2020 kundër Francës, që do të zhvillohet më 7 shtator, në orën 20:45, në “Stade de France”.

Në orën 11:15, skuadra së bashku me stafin që e shoqëron, kanë lënë pistën e aeroportit të Rinasit dhe pas dy orësh ka mbërritur në aeroportin e Parisit.

Ekipi është akomoduar menjëherë në hotel, ku ka drekuar përpara se të drejtohet për në fushën stërvitore ku do të kryejnë stërvitjen e radhës, në orën 18:30.

Skuadra është e plotë dhe nesër do të zhvillohet në Stade de France konferenca për shtyp përpara ndeshjes dhe seanca zyrtare stërvitore.

(Kosova Sot Online)