Spanja vazhdon me fitore

  • 05 September 2019 - 23:03
Spanja vazhdon me fitore

Spanja ka vazhduar me formën e mirë në Grupin F, duke arritur një tjetër fitore. Të besuarit e Robert Morenos e mposhtën 2-01 Rumaninë.

5 ndeshje, 5 fitore, 15 pikë të grumbulluara – Spanja është gjithnjë e më pran kualifikimit në Euro 2020.

Të besuarit e Robert Morenos kanë rrëmbyer tri pikë të tjera në Grupin F, Spanja e ka mposhtur 2-1 Rumaninë.

Sergio Ramos zhbllokoi rezultatin duke shënuar për 1-0 në minutën e 29’.

Me të filluar pjesa e dytë, sulmuesi i Borussia Dortmundit, Paco Alcacer, shënoi për 2-0 në minutën e 47’.

Krejt çka arritën vendasit, ishte goli i nderit i shënuan nga Florin Andone për 1-2 në minutën e 59’, për rezultatin përfundimtar të sfidës.

Pas kësaj fitore, Spanja ka shkuar në kuotën e 15 pikëve në Grupin F, derisa Rumania zbret në pozitën e katërt me shtatë pikë të grumbulluara. 

(Kosova Sot Online)