“I djathtë, i majtë, mesfushor, sulmues apo portier – për Kosovën luaj kudo”

  • 05 September 2019 - 23:55
“I djathtë, i majtë, mesfushor, sulmues apo portier – për Kosovën luaj kudo”

Hadërgjonaj pritet të jetë një lojtar kyç në ndeshjet e radhës të Kosovës, kundër Cekisë dhe Anglisë. Ai është i gatshëm të luajë kudo, vetëm për t’i ndihmuar “Dardanët”.

Kosova do t’i matë forcat me Çekinë të shtunën në “Fadil Vokrri” në mungesë të shumë lojtarëve titullar; Arbër Zeneli, Milot Rashica, Benjamin Kololli, Herolind Shaka e Hekuran Kryeziu – të cilët do të mungojnë edhe me 10 shtator kundër Anglisë.

Në mungesë të gjithë këtyre futbollistëve, Bernard Challandes do të mundohet të arnojë skuadrën siç është më së miri.

Florent Hadërgjonja njihet si një lojtar që mund të luajë në disa pozita dhe përmes një postimi në Facebook, i ka dërguar mesazh trajnerit të Kosovës se është i gatshëm për t’i ndihmuar “Dardanët” kudo që trajneri e vendos në fushë.

“I djathtë, i majtë, mesfushor, sulmues apo portier. Për Kosovën luaj kudo që të është nevoja”, ka shkruar ai në Facebook.

(Kosova Sot Online)