Neymari paralajmërohet se mund të mbetet në PSG deri në pensionim

  • 06 September 2019 - 10:17
Neymari paralajmërohet se mund të mbetet në PSG deri në pensionim

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, e ka paralajmëruar Neymarin se ai do të detyrohet ta mbyllë karrierën në Paris Saint-Germainin nëse nuk ulet çmimi i tij dhe nëse edhe ai vetë s’i ul kërkesat e tij.

Sulmuesi brazilian ishte përfolur për një kthim të mundshëm në Francë këtë verë, para se të mbyllej afati kalimtar të hënën, pasi që 27-vjeçari kishte lënë të kuptohet se e dëshiron kthimin në Barcelonë.

Megjithatë, një transferim i tillë nuk u realizua në fund dhe Neymari, i cili ende s’ka luajtu për Paris Saint-Germainin, ka mbetur në Parc des Princes. Mirëpo, marrëdhënia e tij me klubin dhe tifozët ka nevojë të përmirësohet.

Në anën tjetër, Tebas insistoi edhe një herë se kthimi i Neymarit në La Liga nuk është i nevojshëm për Federatën e Futbollit të Spanjës dhe ai paralajmëroi se Neymari mund të mos e sigurojë fare një transferim për shkak të kërkesave të tij dhe të klubit.

“Është gjithmonë e rëndësishme të kesh lojtarë të mirë për ta ngritur nivelin e La Ligës, mirëpo ai nuk është i nevojshëm”, u shpreh Tebas në kongresin e Soccerex Europe në Lisbonë.

“Nëse Neymari vjen, mirë. Nëse Neymari nuk vjen, nuk e shoh atë si të nevojshëm pasi që ne mund të rritemi”.

“Sa i përket tregut, Neymari do të pensionohet në PSG nëse ai nuk i ul kërkesat e tij për pagë dhe nuk ulet çmimi i tij”.

Neymari nuk ka luajtur në asnjë ndeshje të Paris Saint-Germainit që nga maji, fillimisht për shkak të një lëndimi dhe pastaj për shkak të dyshimeve për të ardhmen e tij.

(Kosova Sot Online)