Shaqiri bojkoton Zvicrën shkaku i shiritit, Xhaka i përgjigjet: Nëse është problem shiriti i kapiteni, eja ta jap unë

  • 06 September 2019 - 10:16
Shaqiri bojkoton Zvicrën shkaku i shiritit, Xhaka i përgjigjet: Nëse është problem shiriti i kapiteni, eja ta jap unë

Granit Xhaka ia ka ofruar shiritin e kapitenit bashkëlojtarin të tij te kombëtarja e Zvicrës, Xherdan Shaqirit.

Ylli i Liverpoolit ka bojkotuar grumbullimin me kombëtaren e Zvicrës për dy ndeshjet e ardhshme eliminatore për Euro 2020.

Sipas mediave zvicerane, arsyeja e këtij bojkotimi thuhet të jetë shiriti i kapitenit, të cilin e ka kërkuar gjilanasi Shaqiri. Për këtë ndodhi është pyetur shqiptari tjetër, Xhaka, i cili mban shiritin te Zvicra dhe është përgjigjur se nuk di asgjë, por nëse Shaqiri e do kapitenin atëherë mesfushori i Arsenalit është i gatshëm t’ia jap. “Nëse ky është me të vërtetë problemi me shiritin e kapitenit, atëherë mund të ulemi në tavolinë. Ai dhe unë”, ka thënë fillimisht Xhaka për Blick.

“Mendoj se jemi mjaft të pjekur për të folur për të”. “Nëse ky është me të vërtetë problemi, ai mund të ketë shiritin e kapitenit. Nuk ka problem”.

“Për mua nuk ka rëndësi nëse e kam shiritin a po jo. Mundohem të kem ndikim në ekip. Me ose pa fashën e kapitenit”, përfundoi mesfushori prishtinas.

(Kosova Sot Online )