Futbollisti çek para lojës me Kosovën: Shtatori do të thotë shumë për mundësitë tona për kualifikim

  • 06 September 2019 - 12:11
Futbollisti çek para lojës me Kosovën: Shtatori do të thotë shumë për mundësitë tona për kualifikim

Tomas Vaclik mendon se shtatori do të jetë muaj përfcaktues për Republikën Çeke, për t’ju afruar kualifikimit në Euro 2020. Portieri çek e konsideron si mjaft të rëndësishme përballjen me Kosovën nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Republika Çeke është e gatshme për duelin e nesërm ndaj Kosovës, i vlefshëm për kualifikimet e Euro 2020.

Çekët tashmë e kanë marrë rrugën drejt Kosovës, ku do të stërvitin sot pasdite, ndërsa ndeshja do të zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 15:00.

Portieri çek, Tomas Vaclik mendon se duelet e shtatorit, ndaj Kosovës dhe Malit të Zi do të jenë vendimtare për të ardhmen e Republikës Çeke, respektivisht për kualifikimin e saj eventual në Euro 2020.

Image

Me gjashtë pikë në tri ndeshje, çekët gjenden në pozitën e dytë në Grupin A me 6 pikë, sa ka edhe Anglia, një më shumë se kundërshtari i së shtunës, Kosova.

“Kjo përballje mund të thotë shumë se si do të shkojë në fund grupi. Shtatori mund të tregojë shumë rreth mundësive tona për t’u kualifikuar”, ka thënë portieri i Sevillas.

Çekët kanë shprehur respekt maksimal për Kosovën, ndërsa thonë se mungesat e “Dardanëve” do të jenë një avantazh për ta, në tentim për të nxjerrë rezultat pozitiv në Prishtinë. 

(Kosova Sot Online)