Tite: Vetëm Messi e Ronaldo janë më të mirë sesa Neymari

  • 06 September 2019 - 12:56
Tite: Vetëm Messi e Ronaldo janë më të mirë sesa Neymari

Trajneri i ekipit kombëtar të Brazilit, Tite, e ka vlerësuar Neymarin si njërin ndër tre futbollistët më të mirë në botë dhe deklaroi se sulmuesi i Paris Saint-Germainit është gati ta bëjë kthimin e tij, pasi është rikuperuar nga lëndimi në kyçin e këmbës.

Neymari nuk ka luajtur në asnjë ndeshje për klubin francez apo për Kombëtaren braziliane që kur e lëndoi kyçin e këmbës, në fillim të qershorit – në një ndeshje miqësore, para fillimit të Kupës së Amerikës, kundër Katarit.

Megjithatë, 27-vjeçari është pjesë e skuadrës së Brazilit për ndeshjen miqësore të së premtes me Kolumbinë në Miami dhe ai i ka kaluar të gjitha testet mjekësore, duke bërë që të jetë në dispozicion për ndeshjen në “Hard Rock Stadium”.

“Ai është rikuperuar nga lëndimi që, siç e mbajnë mend të gjithë, e përjashtoi atë nga Kupa e Amerikës”, u shpreh Tite në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Kolumbisë.

“Nëse ai s’do të kishte qenë në gjendje të mirë, s’do të kishte qenë me ekipin kombëtar. Ne nuk jemi të papërgjegjshëm dhe ta forcojmë një situatë që ka të bëjë me shëndetin e një atleti”.

“50 për qind të golave të Brazilit janë shënuar me Neymarin në fushë kanë ardhur për shkak të golave apo asisteve të tij. Skuadrës i nevojitet ai dhe ai ka nevojë për skuadrën”.

“Sa i përket cilësisë individuale, unë e vendos Lionel Messin të parin dhe Cristiano Ronaldon sepse ata i përkasin një tjetër gjenerate”.

“Nga aty, unë vazhdoj me një tjetër gjeneratë: Neymari dhe Eden Hazardi janë dy lojtarë të jashtëzakonshëm për mua. Një epërsi që Neymari e ka mbi Hazardin është se ai ekzekuton më shpejt dhe është i pandalshëm”.

(Kosova Sot Online)