Gjyqtari i kërkon falje Ramosit, pasi e ndëshkoi me karton të verdhë

  • 06 September 2019 - 14:09
Gjyqtari i kërkon falje Ramosit, pasi e ndëshkoi me karton të verdhë

Kapiteni i ekipit kombëtar të Spanjës, Sergio Ramos, u ndëshkua padrejtësisht me karton të verdhë gajtë ndeshjes së mbrëmshme kundër Rumanisë, kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

33-vjeçari e zhbllokoi rezultatin përmes një goditjeje nga pika e penalltisë, pas një ndërhyrjeje ndaj Dani Ceballos. Për ta festuar golin e tij, ai e bëri me gishta një palë syze mbi sy.

Por vetëm disa momente më vonë, për çudinë e Ramosit, gjyqtari Deniz Aytekin e ndëshkoi atë me karton të verdhë, pasi që mendoi se mbrojtësi u kishte bërë disa gjeste turmës në stadium.

Poor Ramos even tried telling the referee to check VAR that his goggle celebration was aimed at the camera and wasn't mocking official. FFS #ROMESP pic.twitter.com/YFqnJvY6ux

— M•A•J (@Ultra_Suristic) September 5, 2019

Ramosi sqaroi pas përfundimit të ndeshjes se festimi golit të tij kishte qenë për nder të nipit të tij, i cili mban syze. Por, pas ndeshjes, gjyqtari i kërkoi falje spanjollit.

“Kartoni i verdhë krijoi pak konfuzion. Festimi ishte për nipin tim. Ne të dy mbajmë syze dhe goli ishte për të. E bëra atë veprim për ta gëzuar atë, për t’ia dedikuar golin”, sqaroi Ramosi.

“Gjyqtari mendoi se po bëra gjeste në drejtim të turmës. Por, ai më kërkoi falje pas përfundimit të pjesës së parë”.

Përkundër incidentit të lartpërmendur, Spanja i siguroi të tri pikë e kësaj ndeshjeje kundër Rumanisë, falë edhe paraqitjes së mirë të portierit Kepa.

(Kosova Sot Online)