“Cilësinë e Messit e dinë më shumë se 90 për qind e botës”

  • 06 September 2019 - 14:22
“Cilësinë e Messit e dinë më shumë se 90 për qind e botës”

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë i ka humbur tre finale me Kombëtaren e Argjentinës dhe vazhdimisht krahasohet me fituesin e Kupës së Botës me Argjentinën, Diego Maradonën.

Lionel Messi ka gjetur përkrahje te bashkëkombësi i vet në Sevilla, Lucas Ocampos, në debatin e vazhdueshëm për formën e yllit të Barcelonës kur e përfaqëson Argjentinën.

Messi, i vlerësuar nga shumë njerëz si më i miri në botë, ka pasur marrëdhënie të komplikuara me tifozët e bardhekaltërve, pasi që talentin që e kishte shfaqur si i ri me fanellën e Argjentinës nuk e shndërroi kurrë në trofe me ekipin kombëtar.

Pesë-herë fituesi i Kupës së Botës ka arritur në tri finale me Argjentinën, duke pësuar disfatë në secilën prej tyre dhe duke nxitur kështu kritika dhe krahasime të vazhdueshme me Diego Maradonan, i cili ia fitoi Argjentinës trofeun e Kupës së Botës 1986 pothuajse i vetëm.

Megjithatë, bashkëkombësi i tyre, Ocampos, beson se një presion i tillë nuk duhet të lihet mbi shpatullar e një futbollisti në një sport ekipor, duke shtuar se secili komb në botë i vlerëson cilësitë e 32-vjeçarit.

“Mendoj se Argjentina është njëra ndër vendet e pakta në botë ku Messi kritikohet për disa gjëra që i bën”, u shpreh Ocampos në një intervistë të dhënë për Goal.

“Por, unë mendoj se më shumë sesa 90 për qind e botës i di cilësitë që ai i ka dhe për atë se si e përfaqëson ai Argjentinën dhe futbollin botëror”.

Ndërkohë, Ocampos ende nuk ka debutuar për ekipin e parë të Argjentinës, pasi që ishte detyruar të largohet nga skuadrat për ndeshjet miqësore të shtatorit, kundër Kilit dhe Meksikës, për shkak të një lëndimi.

(Kosova Sot Online)