Richarlison: Neymari, ende i rëndësishëm për PSG-në

  • 06 September 2019 - 14:31
Richarlison: Neymari, ende i rëndësishëm për PSG-në

Richalisoni i Evertonit thotë se bashkëkombësi i tij Neymari është në disponim të mirë dhe mund të vazhdojë përpara, pasi nuk arriti ta sigurojë transferimin në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës.

Transferimi i dështuar i Neymarit në Barcelonë nuk do ta ulë rëndësinë e tij në skuadër e Paris Saint-Germainit, sipas bashkëlojtarit të tij në Kombëtaren e Brazilit, Richarlisonit.

Futbollisti më i shtrenjtë në botë tentoi të kthehet në “Camp Nou” gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, që u mbyll të hënën, pasi që nuk ishte i kënaqur në kryeqytetin francez.

Spekulimet e vazhdueshme për disa muaj rezultuan në asgjë, pasi që 2 shtatori erdhi dhe dy klubet – Barcelona dhe Paris Saint-Germaini – nuk arritën marrëveshje për transferimin e futbollistit.

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, nuk e ka përdorur sulmuesin Neymari në asnjërën prej ndeshjeve të skuadrës këtë sezon, mirëpo Richarlison beson se 27-vjeçari mbetet shumë i rëndësishëm për klubin dhe Brazilin.

“Të gjithë e dinë rëndësinë e tij, jo vetëm këtu në ekipin kombëtar, por edhe në klubin e tij. Dhe të gjithë e shohin lumturinë e tij kur është këtu sërish me ekipin kombëtar. Kështu, ne jemi duke pritur nga ai ta ketë një ndeshje të mirë kundër Kolumbisë nesër dhe të na ndihmojë”, tha sulmuesi i Evertonit.

“Neymari është si të gjithë të tjerët këtu. Ai është i lumtur. Jeta e tij vazhdon, gjithashtu, edhe nëse gjithçka nuk shkoi ashtu siç ai kishte planifikuar. Nuk e di çfarë ndodhi me klubin e tij. Ajo që ka rëndësi është që ai të jetë i lumtur këtu me ekipin kombëtar dhe gjëja e rëndësishme është që ta ndihmojë”.

(Kosova Sot Online)