Milot Rashica edhe pse i lënduar, u jep motiv bashkëlojtarëve në Fadil Vokrri

  • 06 September 2019 - 17:07
Milot Rashica edhe pse i lënduar, u jep motiv bashkëlojtarëve në Fadil Vokrri

Milot Rashica nuk do të mund ta jap kontributin e tij te Kosova për ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë.

Ndeshja që zhvillohet nesër (7 shtator) nga ora 15:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të jetë e vlefshme për kualifikimet në Euro 2020.

Ylli vushtrrias ka pësuar lëndim disa javë më parë te Werder Bremeni, mirëpo sot është parë në stadium derisa lojtarët e Kosovës i zhvillonin stërvitjet.

Natyrisht se prezenca e Rashicës në stadium do të jetë një motiv shtesë për lojtarët e Përfaqësueses tonë para ndeshjes me Çekinë.

Anëtari i skuadrës gjermane ka publikuar fotot në llogaritë e tij në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Forca Kosovë”.

Anglia aktualisht është lider i Grupit A me gjashtë pikë, aq sa kanë edhe çekët, Kosova ka pesë pikë, ndërsa Mali i Zi dhe Bullgaria me nga dy.

 



(Kosova Sot Online)