Hazard stërvitet me grupin, lë prapa dëmtimin

  • 06 September 2019 - 17:21
Hazard stërvitet me grupin, lë prapa dëmtimin

Belgu ka realizuar stërvitje e parë me grupin pas dëmtimit javë më parë. James dhe Brahim, gjithashtu janë rikuperuar. Të gjithë do të jenë gati për ndeshjen me Levanten.

Pritjes së gjatë është afër që t’i vijë fundi. I transferuari nga Chelsea për 100 milionë euro, Eden Hazard, ka lënë prapa dëmtimin dhe mund të debutojë me fanellën e Real Madridit të shtunën me 14 shtator në “Santiago Bernabeu”.

Eden Hazard në stërvitje me Real Madridin, pritet të debutojë me 14 shtator kundër Levantes

Ai është stërvitur gjatë ditës së premte normalisht me pjesën tjetër të skuadrës që nuk janë thirrur nga Kombëtaret e tyre; Benzema, Marcelo, Mendy, Odriozola etj.

Hazard ende s’ka bërë paraqitje zyrtare me Realin, pasi u lëndua një ditë para startit të La Ligas.

Eden është shpresa më e madhe e Madridit për t’i ndryshuar gjërat, pas dy barazimeve dhe një fitore në tri ndeshjet e para në La Liga.

Përveç Hazardit, edhe Brahim Diaz dhe James Rodriguez janë rikuperuar dhe janë stërvitur të premten normalisht me skuadrën.

 

Image

(Kosova Sot Online)