Në mungesë të Rashicës dhe Zenelit, trajneri i Çekisë e veçon Edon Zhegrovën

  • 06 September 2019 - 17:29
Në mungesë të Rashicës dhe Zenelit, trajneri i Çekisë e veçon Edon Zhegrovën

Kombëtarja e Republikës së Çekisë e ka zhvilluar konferencën e fundit për media para ndeshjes me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy, është paraqitur në konferencë për media dhe është pyetur për mungesat eshumta që ka Kosova.

Ai tha se do ta respektojë në maksimum Kosovën, derisa veçoi Edon Zhegrovën.

“Do ta respektojmë Kosovën e cila ka mungesa, por e ka një Zhegrova me plot energji. Ata dalin shpejt nga mbrojtja në sulm. Kam thënë se pas Anglisë, të gjitha Kobtaret janë të përafërta në grupin tonë. Ne duhet të bazohemi në lojë tonë”, theksoi Jaroslav Silhavy, raporton Zeri.

Kundër Çekisë, Kosova do të zbresë në “Fadil Vokrri” pa Milot Rashicën, Arbër Zenelin, Benjamin Kolollin, Hekuran Kryeziun dhe Herolind Shalën.

(Kosova Sot Online)