Klopp kujton festën e titullit me Dortmundin: “U zgjova në një kamion… bagazhi ishte plot me pula”

  • 06 September 2019 - 18:00
 Klopp kujton festën e titullit me Dortmundin: “U zgjova në një kamion… bagazhi ishte plot me pula”

Në vitin 2011 Jurgen Klopp u bë i njohur në Gjermani e mbarë botën, pasi arriti të fitojë titullin kampion me skuadrën e Borussia Dortmundit.

Sot, pas shumë vitesh, trajneri i Liverpoolit kujton me nostalgji atë kohë në Gjermani.

“Di të them që e kam tepruar shumë me pijen dhe kjo u dallua edhe në disa intervista të dhëna pas ndeshjes. Nuk ka shumë sens të tregoj çfarë ndodhi atë ditë, pro kujtoj që pas festës në stadium, jam zgjuar në një kamion, brenda garazhit të “Signal Iduna Park”. Nuk e mbaj mend si përfundova aty, por thjesht kur u zgjova isha vetëm”, tregon Klopp.

Tekniku gjerman vazhdon rrëfimin e tij me një tjetër “incident” interesant, që ndodhi pasi la stadiumin, bashkë me drejtorin sportiv të klubit verdhezi, Hans-Joachim Watzke.

“U nisëm për të ikur nga stadiumi dhe Watzke ndaloi një makinë në rrugë. Ishte një turk me një makinë me portobagazh, ndërsa Watzke i nxori 200 euro dhe i kërkoi të na merrte. Hipëm dhe isha ende i lodhur e i përgjumur, ndërsa koka më përplasej nëpër makinë. Në një moment po ndjeja një erë të rëndë dhe për një çast mendova se isha në ëndërr, por jo… Bagazhi i makinës ishte plot me pula”, tregon ndër të tjera Klopp.

(Kosova Sot Online)