Shiriti i kapitenit, Xhaka mesazh Shaqirit: Nëse ky është me të vërtetë problemi, atëherë mund të…

  • 06 September 2019 - 18:45
Shiriti i kapitenit, Xhaka mesazh Shaqirit: Nëse ky është me të vërtetë problemi, atëherë mund të…

Xherdan Shaqiri refuzoi të grumbullohej me përfaqësuesen e Zvicrës për ndeshjet eliminatore të Euro 2020-ës, duke deklaruar zyrtarisht se donte të përkushtohej te skuadra e tij, Liverpooli, një justifikim ky që nuk i bindi aspak helvetët.

Rasti bëri bujë të madhe në Zviocër, ndërsa mediat helvete zbuluan se pas refuzimit qëndron fakti se Shaqiri ka pasur qejf-mbetje që nuk ka marrë shiritin e kapitenit, pas largimit të Lichtsteiner, rol të cilin trajneri Petkoviç ia besoi Granit Xhakës. 

Në përfundim të ndeshjes së djeshme ndaj Irlandës, ka qenë pikërisht Xhaka që është pyetur për këtë çështje dhe në përgjigje të interesit të mediave ka ftuar Shaqirin të flasin nga afër dhe më pas t’i japë shiritin.

“Nëse ky është me të vërtetë problemi me shiritin e kapitenit, atëherë mund të ulemi në tavolinë. Ai dhe unë”, ka thënë Xhaka për “Blick”.

“Mendoj se jemi mjaft të pjekur për të folur për të. Nëse ky është me të vërtetë problemi, ai mund të ketë shiritin e kapitenit. Nuk ka problem. Për mua nuk ka rëndësi nëse e kam shiritin a po jo. Mundohem të kem ndikim në ekip, me ose pa fashën e kapitenit”.

(Kosova Sot Online)