“Duhet të jemi të kujdesshëm, Kosova ka sulm shumë cilësor”

  • 06 September 2019 - 21:57
“Duhet të jemi të kujdesshëm, Kosova ka sulm shumë cilësor”

Marek Suchy kërkon pikët e plota kundër Kosovës të shtunën në Fadil Vokrri.

Kapiteni i Çekisë, Marek Suchy është paraqitur në konferencë përpara mediave në stadiumin “Fadil Vokrri” për të foli në prag sfidës ndaj Kosovës.

“Presim që ta zhvillojmë një lojë ashtu siç dëshirojmë dhe mos të ndikohemi nga asgjë. Secila lojë është shumë e rëndësishme. Ne kemi ardhur për fitore dhe duam fitore”, ka thënë Marek Suchy. 

“Kosova e ka një sulm shumë cilësor dhe duhet të jemi te kujdesshëm pasi mund të na ndëshkojnë”, shtoi Marek Suchy.

31-vjeçari luan në Gjermani me Augsburgun.

(Kosova Sot Online)