Formacioni i mundshëm i Kosovës kundër Çekisë

  • 06 September 2019 - 23:15
Formacioni i mundshëm i Kosovës kundër Çekisë

Kombëtarja e Kosovës nesër do të zhvilloj ndeshjen e radhës kundër Çekisë në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’.

“Dardanët” kanë shumë mungesa për këtë ndeshje; Rashica, Zeneli, Kololli, Shala e Kryeziu. Por, pavarësisht kësaj, media përmes burimeve të saja ka arritur të siguroj 11-shen e mundshme që do të startoj të shtunën dhe nuk është në formacion Valon Berisha. 

Ky do të jetë formacioni me të cilin do të startoj Bernard Challandes: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashani, Muriqi.

Challandes do të luaj me formacion 4-2-3-1. Dyshja e mesfushës do të jenë Halimi dhe Voca – s’do të startojë Valon Berisha.

Sulmues do të jetë Vedat Muriqi, ndërsa pas tij do të jenë Zhegrova, Celina dhe Rashani.

Ndeshja luhet në ora 15:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

(Kosova Sot Online)