“Neymar s’do të vijë në janar, Dembelen na e kërkoi PSG-ja”

  • 06 September 2019 - 23:40
“Neymar s’do të vijë në janar, Dembelen na e kërkoi PSG-ja”

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, në një intervistë për “Barça TV”, ka folur në lidhje me transferimin e munguar të sulmuesit brazilian Neymar nga PSG-ja.

Edhe pse katalanasit tentuan deri në fund ta rikthejnë sulmuesin në “Camp Nou”, kjo gjë nuk ndodhi.

U raportua se Ousmane Dembele ishte pjesë e marrëveshjes, por Bartomeu thotë se ata nuk ia ofruar “PSG e kërkoi”.

“Tani për tani, emri i Neymar nuk është më në planet tona. Nuk e marrim më në konsideratë. Nuk do të shkojmë për Neymarin në janar, për sezonin tjetër do të shohim”, u shpreh Bartomeu, derisa tha: “Kemi bërë gjithçka për ta transferuar Neymarin”. 

Në fund, ai u shpreh se do të investojnë te një talent që e kanë në ekip, Ousmane Dembele.

“Dembele? Është një lojtar i yni. Ka dëshirë të triumfojë dhe ne do t’ia japim këtë mundësi. Konfirmoj se ne nuk e kemi propozuar kurrë Dembele në transferimin e Neymar. E vërteta është që atë na e kërkoi PSG”, tha Bartomeu.

(Kosova Sot Online)