Reagojnë “Dardanët” pas arrestimit të tifozëve nga Çekia

  • 07 September 2019 - 08:32
Reagojnë “Dardanët” pas arrestimit të tifozëve nga Çekia

Grupi zyrtar i tifozëve të Kosovës, “Dardanët” iu ka bërë thirrje të gjtihë tifozëve që të jenë të pranishëm në “Fadil Vokrri” për sfidën e Përfaqësueses verdhekaltër kundër Çekisë dhe të mos bien pre e provokimeve nga ana e tifozëve mysafirë.

Ky reagimi vjen pasi mbrëmë tetë shtetas çekë janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pasi janë kapur në flagrancë me flamur serbë, një flamur anti-kombëtar dhe një dron që dyshohet se do ta përdoronin në ndeshjen e sotme Kosovë – Çeki.

Ky është postimi i plotë i “Dardanëve” në Facebook:

‘Dardanët’ ftojnë të gjithë tifozët e Kosovës që do të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen Kosova-Çekia, të mos bijnë pre e provokimeve të mundshme që mund të ndodhin nga ana e ndonjë tifozi çek të papërgjegjshëm.

Ftojmë për maturi dhe përmbajtje duke i rrespektuar normat dhe rregullat e sjelljes të përcaktuara nga UEFA, dhe duke lënë organeve të sigurisë së Kosovës të bëjnë punën e vet, ashtu siç kanë bërë edhe sot duke parandaluat ca tifozë çek me tendenca provokatore.

Theksojmë edhe një herë se më e rëndësishmja është fitorja e Kosovës në fushë dhe për të arritur këtë nevojitet përkrahja jonë e fuqishme.

Çdo incident potencial mund ta dëmton Kosovën.

Ne nuk guxojmë të bijmë në provokime dhe ne jemi aty vetëm pêr të përkrahur ekipin tonë, Kosovën. Në çfarëdo provokimi potencial ne do ta rrisim përkrahjen dhe do ta brohorisim dhe do të këndojmë edhe më zëshëm për Kosoven.

(Kosova Sot Online)