Lovren e pranon se u kontaktua nga Roma e Milani dhe tregon arsyet pse nuk iu bashkua gjigantëve italian

  • 07 September 2019 - 08:47
Lovren e pranon se u kontaktua nga Roma e Milani dhe tregon arsyet pse nuk iu bashkua gjigantëve italian

Dejan Lovren ka qenë ndër mbrojtësit më të kërkuar në afatin kalimtar të verës.

Edhe pse pritej largimi i tin nga Liverpool, Lovren në fund vendosi të qëndronte në Anfield së paku edhe për gjashtë muaj.

Kroati ka zbuluar se kishte mundësi të transferohej në Itali te Milani ose Roma.

“Milani më kontaktoi mua, por te Roma ishin më këmbëngulës. Negociatat nuk shkuan mirë dhe unë jam te Liverpooli tani”, deklaroi kroati që tha se nuk është futbollist që pranon huazimin. “Nuk dua të shkoj diku për të treguar si jam dhe si luaj, unë jam një profesionist, fitova Ligën e Kampionëve dhe medaljen e argjendtë në Kupën e Botës. Kam bërë gjëra të mëdha në futboll dhe nuk meritoj të kaloj në huazim te një skuadër”, deklaroi Lovren.

Për mbrojtësin kroat interesim kishte shprehur edhe skuadra gjermane Bayer Leverkusen, por ishte vet Lovren që refuzoi transferimin në Bundesliga. 

(Kosova Sot Online )