Bastoret e favorizojnë Çekinë kundër Kosovës

  • 07 September 2019 - 09:56
Bastoret e favorizojnë Çekinë kundër Kosovës

Sipas bastoreve sportive. Cekia është favorite kundër Kosovës, në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri: nga ora 15:00.

Kombëtarja e Kosovës sot do të zhvillojë ndeshjen e radhës kundër Çekisë në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’,.

“Dardanët” kanë shumë mungesa për këtë ndeshje; Rashica, Zeneli, Kololli, Shala e Kryeziu – që të gjithë të dëmtuar, por Bernard Chalandes beson se mund të marrin rezultat pozitiv.

Sido që të jetë, pavarësisht formës së mirë të Kosovës, 14 ndeshje pa humbje, në “Fadil Vokrri” Çekia vjen si favorite. Të paktën sipas bastoreve sportive nëpër botë.

Një ndër bastoret më të mëdha në botë ‘Bet365’, e ka kuotuar me 3.25 fitoren e Kosovës dhe me 2.35 atë të Çekisë.

(Kosova Sot Online )