Futbollisti i Kosovës pas arrestimit të tifozëve çekë: “Vetëm një flamur valëvitet në stadiumet e Ballkanit”

  • 07 September 2019 - 10:10
Futbollisti i Kosovës pas arrestimit të tifozëve çekë: “Vetëm një flamur valëvitet në stadiumet e Ballkanit”

Njëri nga kapitenët e kombëtares së Kosovës, Valon Berisha ka reaguar për lajmin e tetë tifozëve çekë që kishin planifikuar të ngritnin një banerë në dronë “Kosova është Serbi”.

Berisha përmes një postimi në facebook ka shkruar se “Vetëm një flamur mund të valvitet në stadiumet e Ballkanit”.

Postimit ja ka bashkangjitur edhe një fotografi ku shihet flamuri që ishte valëvitur në stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Ky pritet të jetë edhe një motiv shtesë për lojtarët e kombëtares, në ndeshjen kundër Çekisë që zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 15:00.

Image

(Kosova Sot Online)