Policia jep detaje për ndalimin e tifozëve çekë që tentuan ta fusin dronin në stadiumin “Fadil Vokrri”

  • 07 September 2019 - 10:34
Policia jep detaje për ndalimin e tifozëve çekë që tentuan ta fusin dronin në stadiumin “Fadil Vokrri”

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth ndalesës së tetë tifozëve çekë, të cilët kishin planifikuar ta fusnin dronin me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se “janë konfiskuar përkohësisht dokumentet  e udhëtimit si dhe të gjitha pajisjet e gjetura tek ta dhe të njëjtit të lirohen në procedurë të rregullt“.

Policia ka konfirmuar se përvec Dronit dhe pankartës ku shkruhej “Kosova është Serbi”, është gjetur edhe një flamur i Serbise si dhe një “shufër hekuri”.

Njoftimi i Policisë:

“Ju njoftojmë se me datë 06.09.2019 rreth orës 20:00 në rrugën Shtërpcë –Prevallë ,nga Njësitet policore janë ndaluar dy vetura me targa të Republikës së Çekisë në të cilat ishin tetë persona.
Gjatë kontrollimit,në automjete janë gjetur një pankartë me mbishkrim ,,Kosovo je Srbsko”, një flamur i Serbisë me mbishkrim  ,,Nema predaje”, 6 thika,2 radiolidhje,1 shufër hekuri dhe 1 dron.
Nga ana e policisë të njëjtit janë shoqëruar në Stacionin policor në Ferizaj-Sektori i hetimeve rajonale për intervistim dhe verifikimin e qëllimit të ardhjes së tyre në Kosovë.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit,me urdhër të tij , janë konfiskuar përkohësisht dokumentet  e udhëtimit si dhe të gjitha pajisjet e gjetura tek ta dhe të njëjtit të lirohen në procedurë të rregullt.
Nga njësiti i migrimit , personave ju është dorëzuar ftesa zyrtare që me datë 07.09.2019 të paraqiten në këtë njësi për procedura të mëtutjeshme.

Për çdo informatë shtesë do të njoftoheni me kohë.                                                             

Kosova dhe Çekia do të përballen gjatë ditës së sotme në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualfikimeve për Euro 2020.

Ndeshja nis nga ora 15:00.

(Kosova Sot Online)