Nuk starton Valon Berisha, Zhegrova e Rashani zëvendësojnë Rashicën e Zenelin

  • 07 September 2019 - 13:52
Nuk starton Valon Berisha, Zhegrova e Rashani zëvendësojnë Rashicën e Zenelin

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Kosovës dhe Cekisë që do të zhvillohet nga ora 15:00 në “Fadil Vokrri”.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challand, në mungesë të Milot Rashicës dhe Arbër Zenelit, ka hedhur në fushë dyshen;

Derisa befasia është lënia në stol e mesfushorit Valon Berisha, edhe pse Kosova ka mungesa – pasi që tashmë duhet Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala s’janë të gatshëm as për këtë ndeshje dhe as për atë të martën kundër Anglisë.

Dyshja e mesfushës do të jenë Voca dhe Besar Halimi, që kanë luajtur së bashku edhe në ndeshjet e qershorit, kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Në mbrojtje, në mungesë të Benjamin Kolollit, Challand në krahun e majtë e ka aktivizuar Florent Hadërgjonajn, kurse pjesa tjetër janë të zakonshmit; Vojvoda, Rrahmani dhe Aliti.

Në portë tashmë është bërë i padiskutueshëm Aro Muric.

Kosova zbret në “Fadil Vokrri” e pamposhtur që 14 ndeshje me radhë, që nga nëntori i vitit 2017, derisa Çekia s’dinë për barazim që 20 ndeshje; 11 fitore, 9 humbje.

(Kosova Sot Online)