Berisha: Edhe pse s’kisha luajtur 7 muaj, isha i gatshëm ta jap maksimumin

  • 07 September 2019 - 18:07
Berisha: Edhe pse s’kisha luajtur 7 muaj, isha i gatshëm ta jap maksimumin

Lëndimi e ka mbajtur për afro 7 muaj larg fushave të gjelbëra, megjithatë mesfushori i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, me lojën e bërë ka treguar që lëndimin e ka harruar.

Ai ka treguar edhe vetë se nuk ka qenë plotësisht i gatshëm për këtë ndeshje, pasi që kishte 7 muaj pa luajtur, por thotë që ka dhënë maksimumin.

“Po një ndjenjë shumë e mirë, 7 muaj është një kohë e gjatë pa luajtur. E kam ditë edhe sot, kam qenë 50/50 . Kam qenë i gatshëm me e dhanë maksimumin. E morëm fitoren dhe kjo është kryesorja”, ka thënë Berisha.

Ai ka folur edhe për asistin që ia ka bërë mbrojtësit Mërgim Vojvoda për të shënuar golin e fitores.

“ E pash që ke i lirë, edhe veç pata me ia lshu topin, normal e boni të vetën. Ishte një variant i mirë” është shprehur tutje mesfushori kosovar.

Ndër të tjera ai ka thënë se Çekia ka treguar që është një ekip shumë i fortë, e për lojën për Anglinë thotë se ndoshta mund të ndodhë ndonëj fantazi për ta fituar.

(Kosova Sot Online)