Mediat ndërkombëtare mahniten nga Kosova, e konsiderojnë rivale kryesore të Anglisë

  • 07 September 2019 - 18:49
Mediat ndërkombëtare mahniten nga Kosova, e konsiderojnë rivale kryesore të Anglisë

Mediat e mëdha botërore – si Reuters, BBC e DailyMail – kanë shkruar për fitoren e Kosovës në ndeshjen kundër Republikës Çeke në “Fadil Vokrri”.

Ekipi kombëtar i Kosovës arriti të sigurojë fitore të rëndësishme, me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër Republikës Çeke, e cila u zhvillua sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

“Kosova e lë prapa Çekinë me fitore 2-1 në kualifikuesen për EURO 2020 më gol të vonshëm”, shkruan Reuters.

“Kosova e mposht Çekinë për ta vazhduar ëndrrën për EURO 2020”, shkruan BBC.

“Kosova 2:1 Çekia: Nikoqirët e kompletojnë një përmbysje mahnitëse të rezultatit për t’u bërë rivali kryesor i Anglisë në kualifikimet për EURO 2020”, shkruan DailyMail.

Fitorja e sotshme e “Dardanëve” jo vetëm që e vazhdon ecurinë e ndeshjeve pa disfatë në 15 të tilla, por edhe ia jep Kosovës tri pikë të rëndësishme në ëndrrën për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020.

Nga gjithsej katër ndeshje të zhvilluara deri më tani, Kosova i ka siguruar dy fitore – kundër Çekisë dhe Bullgarisë – dhe dy barazime – kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Anglia radhitet e dyta në Grupin A, pas Kosovës, megjithatë xhiron e kësaj ndeshjeje anglezët do ta zhvillojnë sot në orën 18:00 kundër Bullgarisë.

Kosova do ta vazhdojë ëndrrën për kualifikim në EURO 2020 të martën, kur do të përballet me Anglinë në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s”.

Megjithatë, Kosova e ka edhe një rrugë të dytë për ta siguruar pjesëmarrjen në Evropian, përmes play-offs të Ligës së Kombeve, ku në gjysmëfinale do të takohet me Maqedoninë, e në finale mund të përballet me Bjellorusinë ose Gjeorgjinë.

Image

(Kosova Sot Online)