Kane ia dhuron Anglisë fitoren dhe ia merr Kosovës vendin e parë në grup

  • 07 September 2019 - 19:56
Kane ia dhuron Anglisë fitoren dhe ia merr Kosovës vendin e parë në grup

Anglia ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4:0 në ndeshjen kundër Bullgarisë, e cila u zhvillua sot në stadiumin “Wembley” në Londër, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Tri pikët e fituara nga kjo ndeshje bëjnë që Anglia të bëhet sërish lidere e Grupit A, duke ia marrë Kosovës pozitën e parë në këtë grup rreth dy orë e gjysmë pasi e mori atë.

Për ta vazhduar rekordin e 100 për qindtë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020, Anglia e mposhti me lehtësi Çekinë, duke dominuar jo vetëm në rezultat, por edhe me posedim të topit dhe raste të krijuara.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Harry Kane. Ai i shënoi tri gola, dy prej të cilave nga pika e penalltisë, dhe e asistoi edhe golin e shënuar nga Raheem Sterlingu.

Tani, Anglia do të bëhet gati për ndeshjen kundër Kosovës, të cilën do ta zhvillojë të martën në stadiumin e Southamptonit “St. Mary’s”.

Anglia tani radhitet e para në Grupin A, një pozitë më lart sesa Kosova dhe me një pikë më shumë. Megjithatë, skuadra e Gareth Southgate e ka një ndeshje më pak të zhvilluar. 

(Kosova Sot Online)