Willian do të largohet si lojtar i lirë nga Chelsea

  • 08 September 2019 - 08:56
Willian do të largohet si lojtar i lirë nga Chelsea

Sulmuesi brazilian, Willian ka qenë shumë pranë largimit nga Chelsea këtë afat kalimtar veror.

Madje klubi londinez kishte pranuar një ofertë të Shanghai Shenhuas, por ka qenë braziliani që e ka refuzuar ekipin kinez.

Atletico Madrid, PSG dhe Barcelona gjithashtu kanë shprehur interesim, por braziliani ishte i vendosur për të qëndruar te Chelsea.

31-vjeçari do ta respektoj kontratën me klubin e tij, kontratë e cila skadon në verën e vitit 2020.

Juventusi është skuadra që ka filluar bisedimet me brazilianin për ta afruar në Torino si futbollist të lirë.

Zonja e Vjetër njihet si skuadër që afron futbollistë me parametra zero, pasi më parë këtë e ka bërë edhe me Paul Pogban, Andrea Pirlon e së fundmi me dyshen Aaron Ramsey e Adrien Rabiot.

(Kosova Sot Online)