Klubi gjerman Hannover 96 krenohet me talentin Florent Muslija

  • 08 September 2019 - 11:13
Klubi gjerman Hannover 96 krenohet me talentin Florent Muslija

Mesfushori Florent Muslija debutoi me Kosovën në fitoren 2-1 kundër Çekisë.

21 vjeçari u inkuadrua në pjesën e dytë në vend të Edon Zhegrovës dhe la përshtypje të një lojtari me shumë eksperiencë që di të reagoj mirë në ndeshje të rëndësishme si kjo.

Klubi ku luan Muslija, Hannover 96 është krenar me debutimin e mesfushori.

“Florent Muslija shijoi debutimin dhe përjetoi momente eksperiencë të mrekullueshme në fitoren historike të Kosovës kundër Çekisë” shkruan faqja zyrtare e klubit në Twitter.

Image

(Kosova Sot Online)