FFK-ja e nxjerr në shitje fanellën e veçantë për ndeshjen me Anglinë

  • 08 September 2019 - 12:06
FFK-ja e nxjerr në shitje fanellën e veçantë për ndeshjen me Anglinë

Federata e Futbollit e Kosovës e ka zbuluar si dhe e ka nxjerr në shitje fanellën e veçantë, të cilën djelmoshat dardanë do ta veshin në përballje me Anglinë të martën në Southampton.

Ditë më parë, shtëpia e futbollit e Kosovës pati njoftuar se kompania e veshmbathjeve zvicerane “Fourteen” kishte dizajnuar një fanellë të re të veçantë për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Anglisë.

Dy ditë para kësaj përballje, FFK-ja e ka zbuluar fanellën, të cilët tifozët mund ta blejnë në uebsajtin e “Fourteen”. 

Fanella e re përbëhet nga disa ngjyra, kaltër dhe verdh, por me të zezën që dominon.

Ajo, po ashtu, do të mbajë në gjoks flamujt e Anglisë dhe Kosovës, si dhe përshkrimin e ndeshjes së Grupit A kualifikues për Euro 2020.

Pas fitores së madhe në 2:1 kundër Republikës të shtunën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, e cila e vendos atë në vendin e dytë më dy pikë më shumë se kjo e fundit, Kosova do të udhëtojë drejt Southamptonit për t’u ballafaquar me Anglinë më 10 shtator.

Anglia e pret Kosovën në St Mary’s Stadium të martën në orën 20:45.

Image

(Kosova Sot Online)