Janë tri Kombëtare në garë, por rekordmeni i ri i Barcelonës vendos se për cilin shtet do të luaj

  • 08 September 2019 - 13:14
Janë tri Kombëtare në garë, por rekordmeni i ri i Barcelonës vendos se për cilin shtet do të luaj

Ansu Fati është zbulimi i këtij sezoni në La Liga.

Super talenti i Barcelonës ka zhvilluar tanimë dy ndeshje me kampionët në fuqi të Spanjës.

Me vetëm 16 vite, Ansu Fati arriti që në ndeshjen e dytë me ekipin e parë të Barcelonës, të shënoj gol dhe të futet në histori të klubit.

Falë paraqitjeve fantastike, lojtari tanimë është kontaktuar nga tri Kombëtare duke tentuar ta afrojnë atë.

Sulmuesi anësor është me prejardhje nga Guinea-Bissau, por që jeton prej vitesh në Spanjë.

Ndërkohë në garë për të është edhe Portugalia, ku babai i lojtarit prej kohësh punon aty.

Gjithsesi Ansu Fati tanimë ka vendosur për të luajtur me Spanjën dhe këtë ia ka bërë të qartë fillimisht Barcelonës.

Tani Federata e Futbollit spanjoll ka filluar procedurat për ta pajisur me pasaportë yllin e ri të katalunasve.

Ansu Fati pritet të luaj me Kombëtaren e Spanjës në Kupën e Botës për 17 vjeçar që zhvillohet në Brazil në muajin nëntor.

(Kosova Sot Online)