Ish-ndihmësi i Contes, Toma emërohet trajner i Vushtrrisë

  • 08 September 2019 - 14:32
Ish-ndihmësi i Contes, Toma emërohet trajner i Vushtrrisë

Vushtrria prezanton trajneri e ri, i cili do të pasojë në këtë detyrë të larguarin Bekim Shotani.

Për herë të parë në histori, ekipi i elitës së futbollit kosovar nënshkruan me një trajner të huaj. Në fakt, bëhet fjalë për një emër të rëndësishëm si Antonio Toma, i cili ka punuar si ndihmës i Antonio Contes tek Atalanta 10 vite më parë. 

Më poshtë, njoftimi i klubit të Vushtrrisë.

“Po e hapim një kapitull të ri për klubin. Për herë të parë një trajner i huaj nënshkruan me Vushtrrinë.

I lindur në Maglie të Italisë, tekniku 56-vjeçar, Antoni Toma, është ish-asistenti i një prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror, Antonio Conte, në sezonin 2009\10, kur ishin së bashku pjesë e klubit të njohur italian, Atalanta, në Seria A. Më pas e vazhdoi karrierën në klubin tjetër të njohur Lecce, fillimisht si trajner i U-19 për dy vite me radhë dhe pastaj si kryetrajner në vitin 2013. Strategu italian Leccen e kishte udhëhequr në 13 ndeshje në Serie C, duke arritur tetë fitore dhe tre barazime, për t’u kthyer për tri vite tjera si trajner i grupmoshave të reja deri në vitin 2017.

Në verën e këtij viti, në mediet italiane ishte përfolur për një ribashkim të mundshëm në stafin e Contes tek Interi.”

Image

(Kosova Sot Online)