Tragjedi në Maratonën Kombëtare, notari vdes menjëherë pas garës

  • 08 September 2019 - 15:11
Tragjedi në Maratonën Kombëtare, notari vdes menjëherë pas garës

Tragjedi në Maratonën Kombëtare të Notit që po zhvillohet në Sarandë. Mësohet se ka humbur jetën sapo ka dalë nga deti lezhjani 72-vjeçar Mark Ademi, i cili kishte arritur ta përfundonte garën e 500 metrave.

Garuesi në moshë është ndier keq dhe pavarësisht ndihmës së dhënë (në vend ka mbërritur ambulanca dhe e ka transportuar në spital), ka ndërruar jetë në spital.

Maratona Kombëtare e Notit është një garë e hapur ku marrin pjesë notarë të moshave të ndryshme, nga 10 deri 80 vjeç.

(Kosova Sot Online)