Xhaka, Ajeti dhe Mehmedi startojnë për Zvicrën që kërkon të ndryshojë situatën në Grupin D

  • 08 September 2019 - 17:17
Xhaka, Ajeti dhe Mehmedi startojnë për Zvicrën që kërkon të ndryshojë situatën në Grupin D

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Zvicrës dhe Gjibraltarit.

Pas barazimit 1-1 me Irlandën, Zvicra do të kërkojë pikët e plota për të ndryshuar pozicionimin në Grupin D.

Pas tri ndeshjeve, Zvicra ka grumbulluar pesë pikë dhe gjendet në pozitën e tretë. E dyta renditet Danimarka me tetë dhe prin Irlanda me 11.

Për dallim nga ndeshja e kaluar, përveç Xhakës që ishte dhe sërish është kapiten, në ndeshjen me Gjibraltarin startojnë edhe shqiptarët; Albian Ajeti e Admir Mehmedi.

Ndeshja do të nisë nga ora 18:00.

Formacionet ZYRTARE:

Image

(Kosova Sot Online)