Xhaka dhe Mehmedi lënë gjurmë në fitoren e Zvicrës, gabon Danimarka

  • 08 September 2019 - 20:13
Xhaka dhe Mehmedi lënë gjurmë në fitoren e Zvicrës, gabon Danimarka

Zvicra e ka mposhtur 4-0 Gjibraltarin në ndeshjen e radhës kualifikuese për “Euro 2020”. Tre gola u shënuan brenda 45 minutave të pjesës së parë, një në fund të ndeshjes. Zakaria, Mehmedi, Rodriguez dhe Mario shënuan për ekipin e Vladimir Petkovic.

Gjibraltari ishte kafshatë e lehtë për Zvicrën e udhëhequr nga kapiteni shqiptar, Granit Xhaka.

Skuadra e Petkovic kreu punë brenda 45 minutave të pjesës së parë, duke shënuar tre gola, para se Mario Gavranovic të realizojë për 4-0 në minutën e 87’.

Golin e parë e shënoi Denis Zakaria në minutën e 37-të, pas një asisti nga ana e shqiptarit, Granit Xhaka.

Disa minuta më vonë, portën e gjeti edhe shqiptari, Admir Mehmedi, në atë të 43-të.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, në listë të golashënuesve u shënua edhe mbrojtësi i Milanit, Ricardo Rodriguez.

Në pjesën e dytë, Zvicra u relaksua disi, megjithatë, vendasit gjetën edhe një gol. Mario Gavranovic shënoi për rezultatin përfundimtar 4-0.

Për Zvicrën kjo është një fitore e madhe, sidomos pas barazimit 0-0 të Danimarkës me Gjeorgjinë.

Zvicra tani ka shkuar në kuotën e tetë pikëve në Grupin D dhe gjendet në pozitën e tretë, një pikë prapa Danimarkës, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

(Kosova Sot Online)