“Do ta kemi të vështirë kundër Anglisë, kanë lojtarë që luajnë çdo vit n’Champions”

  • 08 September 2019 - 22:34
“Do ta kemi të vështirë kundër Anglisë, kanë lojtarë që luajnë çdo vit n’Champions”

Halimi mendon se ndeshja me Anglinë është shumë e vështirë për Kosovën, por do të japin maksimumin për të bërë mrekullinë.

Pas fitores 2-1 me Cekinë, Kosova tani do të përballet me Anglinë, një ndër Kombëtaret më të mira në botë.

Mesfushori, Besar Halimi, foli për fitoren kundër Cekisë, mungesat dhe ndeshjen me Anglinë.

“Ka qenë e vështirë kundër Çekisë, ata ishin të fortë. Por, bëmë lojë të mirë dhe me ndihmën e tifozëve në Fadil Vokrri merituam që të fitojmë”, u shpreh Halimi.

“Nuk po vërehen mungesat e Rashicës, Zenelit, Kolollit, Kryeziut, Shalës? Kemi një grup shumë të mirë. Jemi si një familje. Kushdo që hyn gjithmonë e jep maksimumin. Normal na mungojnë ata, shpresojmë të kthehen sa më parë”.

“Do të jetë ndeshje e vështirë. Anglia ka një skuadër të jashtëzakonshme, kanë lojtarë si Henderson, Kane e Sterling, janë lojtarë që luajnë në Champions League çdo vit. Kjo është një eksperiencë për krejt neve. Ne do të japim maksimumin dhe shpresojmë që mundemi me arrit me marr pikë”.

“Mundësia për t’u kualifikuar në Euro 2020? Ka qenë shumë fitore e rëndësishme për neve. Por tashmë i takon të kaluarën dhe po mendojmë për ndeshjen e radhës”.

Pas fitores 2-1 kundër Çekisë, Kosova do të udhëtojë të hënën në Angli për t’u përballur të martën me “Tre Luanët”. 

(Kosova Sot Online)