Një sport i humbur në kohë, rikthehet

  • 08 September 2019 - 23:40
Një sport i humbur në kohë, rikthehet

Dy ekipe u përballën në një fushë sportive me pluhur, duke përdorur shkopinj të prerë nga drunjtë për të goditur një topth të punuar nga goma, që ai të shkonte me një shpejtësi të madhe.

Për njerëz me moshë mesatare dhe ata më të vjetër, kjo lojë ngjalli kujtime të largëta, të kohërave më të lumtura në Afrikën Qendrore. Sporti i njohur si "ngbaba" është unik për Republikën e Afrikës Qendrore dhe pothuajse si vetë vendi i rënduar nga lufta, po kthehet në jetë ndonëse ishte pranë vdekjes.

I luajtur dikur gjerësisht nëpër rrugë të qyteteve dhe në fshatra, ngbaba ka rregulla të thjeshta. Kërkon vetëm shpejtësi, shkathtësi dhe një dozë trimërie.

Lojtarët përdorin një shkop të hollë me të cilin godasin topin e gdhendur nga një palë sandale të vjetra gome.

Nëse topi shkon në anën e fushës së kundërshtarit, atëherë skuadra tjetër duhet të sigurohet ta mbajë topin në lëvizje për ta kthyer sërish në anën tjetër. Qëllimi është që topi të mos pushojë në njërën anë të fushës, por vazhdimisht të mbetet në lëvizje. Nëse topi pushon në njërën anë të fushës, atëherë skuadra që ka në pronësi atë pjesë do ta humbasë një pikë. Ekipi që fiton dhjetë pikë shpallet fitues.


(Kosova Sot Online)