Nadal e mund rusin Medvedev, e fiton titullin e 19 grand slam

  • 09 September 2019 - 09:52
Nadal e mund rusin Medvedev, e fiton titullin e 19 grand slam

Rafael Nadal e ka fituar titullin e 19 grand slam në karrierë, pasi fitores dramatike kundër tenistit rus Daniil Medvedev, në njërën prej finaleve më të mira në histori të US Open të dielën.

Tenisti spanjoll triumfoi në pesë sete: 7:5, 6:3, 5:7, 4:6, 6:4, kundër numrit pestë të botës në Nju Jork.

Nadal, i dyti në botë, po fitonte 2:0 me sete dhe ia kishte thyer shërbimin kundërshtarit në setin e tretë, por Medvedev nuk u dorëzua dhe bëri rikthim sensacional për ta çuar meçin në pesë sete.

Megjithatë, Nadal i prishi momentin atij dhe e fitoi setin vendimtar në një meç që zgjati katër orë e 50 minuta – vetëm katër minuta më shkurt se finalja më e gjatë në histori të US Open.

Pas kësaj triumfi, Nadal tani ka vetëm një grand slam më pak se legjenda Roger Federer në listën e tenistëve më me së shumti grand slam të fituar në histori.

“Kjo ka qenë ndër netët më emocionale në karrierën time. Ishte një finale mahnitëse. Një ndeshje e çmendur”, tha Nadal pas ndeshjes. 

(Kosova Sot Online)