“Sterling më i mirë se Neymar dhe do ta fitojë Topin e Artë”

  • 09 September 2019 - 10:32
“Sterling më i mirë se Neymar dhe do ta fitojë Topin e Artë”

Raheem Sterling është njëri prej pesë futbollistëve më të mirë në botë, më i mirë se Neymari, dhe duhet ta ketë synim fitimin e Topit të Artë, sipas ish-sulmuesit të Chelsea dhe Marseille, Tony Cascarino.

Anësori i Manchester City bëri një paraqitje tjetër fantastike për Anglinë të shtunën mbrëma, duke shënuar gol dhe asist në fitoren 4:0 kundër Bullgarisë në kualifikime për Euro 2020.

Edhe Neymari i riktheu në Kombëtaren e Brazilit në fillim të javës, duke shënuar në barazimin 2:2 kundër Kolumbisë, pasi kishte tre muaj pa luajtur si pasojë e lëndimit.

Por, sipas Cascarinos, Sterling e ka kaluar atë në sezonet e fundit.

“Kë do ta donit në ekip: Neymarin apo Sterlingun? Unë do ta zgjedhja Sterlingun si lojtar. Unë mendoj se Sterling është lojtar më i mirë”, tha Cascarino për TalkSPORT.

“Ai ka statistika më të mirë dhe po luan në një ekip më të mirë. Sterling është në mesin e pesë lojtarëve më të mirë në botë. Ai është duke u përmirësuar në mënyrë dramatike”, shtoi ai.

“Nëse vazhdon të përmirësohet, ai do të bëhet lojtari i parë ose i dytë në botë dhe mbase do ta fitojë Topin e Artë”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)