Stërvitja e fundit e Anglisë para ndeshjes me Kosovën

  • 09 September 2019 - 18:58
Stërvitja e fundit e Anglisë para ndeshjes me Kosovën

Anglia ka përfunduar stërvitjen e fundit para ndeshjes të martën me Kosovën.

Trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate, siç bën të ditur faqja zyrtare e Anglisë, kishte në dispozicion të gjithë 23 lojtarët në përgatitje për sfidën me “Dardanët”.

Anglia vjen në këtë ndeshje pas fitores 4-0 kundër Bullgarisë, kurse Kosova pas triumfit në “Fadil Vokrri” 2-1 kundër Çekisë.

Pas pak, Gareth Southgate së bashku me Hendersonin do të dalin ën konferencë për media për të diskutuar për ndeshjen me Kosovën. 


(Kosova Sot Online)