Challandes i veçon këta lojtarë të Anglisë para ndeshjes me Kosovën

  • 09 September 2019 - 20:32
Challandes i veçon këta lojtarë të Anglisë para ndeshjes me Kosovën

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur para gazetarëve një ditë para ndeshjes me Anglinë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Challandes ka veçuar lojtarë si Sancho, Sterling, Rashford e Kane që sipas tij mund ta bëjnë diferencën kundër Kosovës të martën mbrëma.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Southampton nga ora 20:45.

“Kane, Sterling, Rashford, edhe edhe edhe… sepse ka shumë lojtarë të këtij niveli dhe do të jetë shumë e vështirë për t’u përballur me ta. Por, kundër tyre nuk duhet të luajmë vetëm me repartin defensivë, por të krijojmë lojë me tërë ekipin. Ideja jonë është që të provojmë të luajmë, e jo të mbyllemi në fushën tonë. Por të luajmë sepse nuk është mirë të mbyllemi herë nga njëra anë e fushës e herë nga tjetra. Shpresojmë që të jemi në gjendje të luajmë kundër Anglisë, shpresojmë që të jemi një kundërshtar i vërtetë, sado i vogël por të paktën të jemi një kundërshtar në fushë dhe të krijojmë lojë ndaj tyre, sepse është e qartë se Anglia ka lojtarë kualtitativ, siç i përmenda tjerët më herët por edhe Sancho që mund të jenë të rëndësishëm në këtë ndeshje”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)