Trajneri i Anglisë: “Do të jetë ndeshje e madhe, Kosova do të ketë shumë tifozë në stadium”

  • 09 September 2019 - 21:57
Trajneri i Anglisë: “Do të jetë ndeshje e madhe, Kosova do të ketë shumë tifozë në stadium”

Angli – Kosovë, do të jetë më shumë se një ndeshje, skuadrat luftojnë për pozitën e parë në Grupin A.

Të martën, në “St Mary’s Stadium” nga ora 20:45, do të përballen dy skuadrat që s’dinë për humbje.

Anglia nuk ka humbur asnjë ndeshje kualifikuese që nga tetori i vitit 2009, derisa Kosova nuk ka humbur asnjë ndeshje ndërkombëtare që nga tetori i vitit 2017.

Para kësaj ndeshje, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur me superlativa për “Dardanët” e Bernard Challandes, që kundër Anglisë luajnë pa pesëshen e ekipit të parë; Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli, Herolind Shala e Arbër Zeneli – që të gjithë të dëmtuar.

“Ata kanë ecurinë më të gjatë pa humbje në Evropë, kështu që kjo duhet t’i bëjë njerëzit të kenë vëmendje”, tha fillimisht Southgate.

“Do të jetë ndeshje krejtësisht tjetër me atë që luajtëm të shtunën. Kosova do të bëj presion, punojnë shumë në fushë, do të jenë më sulmues se kundërshtari i së shtunës”.

“E di se Kosova do të ketë shumë tifozë, andaj do të jetë një ndeshje e madhe”. 

(Kosova Sot Online)