Tifozët anglezë zgjedhin formacionin e parë për ndeshjen kundër Kosovës

  • 10 September 2019 - 08:43
Tifozët anglezë zgjedhin formacionin e parë për ndeshjen kundër Kosovës

Transmetuesi publik britanik, BBC, u kishte kërkuar lexuesve të vet ta zgjedhin formacionin e parë për ndeshjen kundër Kosovës dhe ata bënë ndryshime të mëdha nga skuadra që e nisi ndeshjen e kaluar të “Tre Luanëve”, kundër Bullgarisë.

Ekipi kombëtar i Kosovës do ta vazhdojë rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian 2020 me ndeshjen e sotshme kundër Anglisë, e cila nis në orën 20:45 në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s”,.adra që tifozët angleze e kanë zgjedhur për këtë ndeshje, vetëm Harry Maguire i Manchester Unitedit kishte qenë pjesë e mbrojtjes në formacionin e parë kundër Bullgarisë, pasi që tifozët kanë zgjedhur që ai të përkrahet nga Trent Alexander-Arnold, Joe Goemz dhe Ben Chilwell.

Në mesfushë, shumë tifozë e kanë bërë të qartë se ata dëshirojnë ta shohin James Maddisonin e Leicesterit, i cili mund të debutojë, si titullar. Tifozët anglezë duan që edhe Mason Mount i Chelseat ta nisë një ndeshje me Anglinë për herë të parë në karrierë, përkrah Jordan Hendersonit.

Sa i përket fazës së sulmit, tifozët e preferojnë yllin e Borussia Dortmundit, Jadon Sanchon, para Marcus Rashfordit të Manchester Unitedit. Sanchon ata duan ta shohin përkrah Raheem Sterlingut dhe Harry Kane.

(Kosova Sot Online )