Lukaku: Jam vrasës në fushë

  • 10 September 2019 - 10:55
Lukaku: Jam vrasës në fushë

Qendërsulmuesi Romelu Lukaku e ka përshkruar veten si vrasës në fushën e lojës, në prag të arritjes së golit të 50-të për ekipin kombëtar të Belgjikës.

Romelu Lukaku e zhbllokoi rezultatin të hënën në fitoren me rezultat 4:0 në ndeshjen e Belgjikës kundër Skocisë, për ta mbajtur rekordin e 100 për qindtë në Grupin I të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Si golashënuesi më i mirë i të gjithë kohëve për ekipin kombëtar të Belgjikës, 26-vjeçari e pranon se përkundër që nuk i intereson për asgjë gjatë kohës sa është në fushën e lojës, atij nuk i interesojnë rekordet.

“Unë do t’i arrijë 50 gola. Duhet të them se isha më i shqetësuar për ta arritur golin e 30-të, kur e pata mundësinë ta thyeja atë rekord”, u shpreh Lukaku në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Unë nuk ëndërroj ta arrij shifrën prej 50 golave. Me të vërtetë nuk bëj kështu, jam i qetë. Unë jam vrasës në fushë, por jo afër saj. Isha i lumtur me atë gol. Kishte kaluar kohë e gjatë që kur e kishim shënuar golin e fundit nga kundërsulmi”.

“Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, ne do të jemi vrastarë. Skuadra më e rrezikshme me kundërsulme në botë”.

Që kur debutoi për ekipin e parë të Belgjikës në vitin 2010, Lukaku i ka bërë 82 paraqitje për vendin e tij dhe i shënoi katër gola për Kombëtaren belge gjatë turneut të Kupës së Botës 2018 në Rusi. 

(Kosova Sot Online)