“Ronaldo është më i miri në botë”

  • 10 September 2019 - 12:34
“Ronaldo është më i miri në botë”

Trajneri i Flamengos, Jorge Jesus ka thënë se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është më i miri në botë.

Jesus beson që portugezi është më i mirë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

“Cristiano Ronaldo është me i miri. Nuk kam ndonjë dyshim për këtë gjë. Nuk shënon 10-20 gola, por shënon 30-50 gola. Nuk ka nevojë të behët artistik si Messi.

Të gjithë duhet ta shikojnë Ronaldon. Jo vetëm për kualitetet e tij, por është edhe profesional. Duhet të jetë leksion për të gjithë fëmijët që të luajnë futboll”, deklaroi ai.

I pyetur për lojtarin me të mirë të të gjitha kohërave, tha se nuk i ka parë të gjithë duke luajtur.

“Nuk e kam par Pelen, Psukas, Garrincha duke luajtur. Pashë vitet e fundit të Maradones, plus Messi dhe Ronaldo janë nga tjetër planet. Kanë stile të ndryshme. Idolli im ishte Cruyff. Maradona ishte fantastik, Messi gjithashtu, Ronaldihno i cili e pëlqen Neymarin dhe në krye Cristiano Ronaldo”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)