Martinez: Icardi dëshironte të qëndronte në Inter

  • 10 September 2019 - 12:51
Martinez: Icardi dëshironte të qëndronte në Inter

Mauro Icardi nuk dëshironte të largohej nga Interi për Paris Saint-Germainin, thotë Lautaro Martinez, pasi që argjentinasi i kishte informuar të gjithë në “San Siro” për dëshirën e tij për të qëndruar.

Në ditën e fundit të afati kalimtar të kësaj vere, sulmuesi argjentinas i Interit u transferua në formë huazimi me opsion për blerje nga Interi në Paris Saint-Germain.

Pas shumë spekulimeve lidhur me të ardhmen e tij – të cilat shumë herë i kishte nxitur vetë agjentja dhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara – Icardi i paketoi rrobat e tij në Milan dhe u nis për në Francë.

Gjiganti francez e ka opsionin ta blejë Icardin në fund të sezonit të ri, 2019/20, nëse ai tregohet mjaftueshëm i mirë gjatë këtij sezoni me parisienët. Por, Martinezi pretendon se bashkëkombësi i tij dëshironte të qëndrojë në Inter.

“E kam një marrëdhënie të mirë me të dhe ne bisedojmë shumë”, ka thënë ai për TyC Sports.

“Ai dëshironte të qëndrojë dhe, gjatë bisedimeve me klubin, ai gjithmonë ka dashur të luajë, por tani ai është në një tjetër klub dhe unë ia uroj më të mirat sepse që kur kam ardhur në Itali, ai ka qenë personi kryesor që më ka ndihmuar të integrohem”.

Interi ishte i gatshëm ta shesë Icardin këtë verë pasi që trajneri Antonio Conte e bëri të ditur menjëherë se argjentinasi nuk është pjesë e planeve të tij, veçanërisht pas transferimit të Romelu Lukakus nga Manchester Unitedi. 

(Kosova Sot Online